Digital Buddy. Mos u mashtroni!

Shoku digjital i moshës së tretë

Mësoni si të dalloni lajmet e rreme dhe si të mbroheni në internet

Mësoni më shumë

Rreth Nesh

Ky projekt u krijua me qëllim ndihmën e të moshuarve në luftën kundër dezinformimit.

Ne besojmë se çdo person, pavarësisht moshës, ka të drejtë të informohet saktësisht. Misioni ynë është të ofrojmë materiale të thjeshta, të lexueshme dhe të verifikueshme.

  • Informacion i verifikuar dhe i besueshëm
  • Materiale të thjeshta për t'u kuptuar
  • Video udhëzues për teknologjinë
  • Ndihmë falas për të gjithë

Mbështetur nga:

LOGO e DDI

Udhëzuesi Digjital

Këtu gjeni video të shkurtra me informacion për përdorimin e sigurt të internetit.

Si të dallojmë një lajm të rremë
Si të dallojmë një lajm të rremë?

Mos ju beso titujve befasues! Lexo përmbajtjen!

Shikoje
Kujdes nga ilaçet magjike në internet
Ilaçet që bëjnë mrekulli – Pse duhet të bëjmë kujdes?

Mos ju beso dhe mos i përdor pa u konsultuar me mjekun!

Shikoje
Mbrojtje nga kurthet me mesazhe
Kurthet me mesazhe - Si të mbrohemi?

Askush nuk dërgon dhurata tek të panjohurit. Mos kliko asnjë link!

Shikoje
Ruajtja e të dhënave personale
Të dhënat personale – Si t’i ruajmë?

Asnjë i panjohur nuk duhet të ketë akses tek të dhënat e tua personale!

Shikoje
Ushqimet çudibërëse mashtrime
Ushqimet çudibërëse – Si t'i shmangim?

Asnjë ushqim nuk është 100% kurativ dhe nuk zëvendëson medikamentet!

Shikoje

Shëndeti dhe Mirëqënia

Kujdesi për shëndetin dhe mirëqënien

Kujdesi për shëndetin

Lajmet mjekësore janë shpesh objekt i mashtrimeve. Mos u besoni ofertave "magjike".

  • Bëni kontrolle periodike te mjeku
  • Ushtroni lëvizje fizike çdo ditë
  • Ushqehuni shëndetshëm
  • Kujdes: Mos blini pilula nga interneti

Kujdes!

Nëse ju shfaqet imazhi i një mjeku të njohur për ju, i cili reklamon ilaçe është mashtrim. Mjekët nuk reklamojnë ilaçe, ata bëjnë vizita mjekësore dhe më pas japin trajtime. Ja një shembull: Shiko shembullin

Siguria Kibernetike

Si të mos bini pre e mashtrimeve në internet?

  • Mos klikoni në lidhje të dyshimta që vijnë nga email ose WhatsApp
  • Mos u jepni të dhëna bankare atyre që ju telefonojnë dhe ju kërkojnë para
  • Mos u besoni telefonatave nga numra të panjohur që kërkojnë para
  • Mos hapni e-maile nga dërgues të panjohur
  • Kujdes nga mashtrimet "ju keni fituar" ose "ktheni paratë"
Mashtrime kibernetike

Siguria Ushqimore

Si të shmangni mashtrimet ushqimore?

  • Blini ushqime vetëm nga dyqane të njohura dhe të sigurta
  • Kontrolloni gjithmonë datën e skadencës
  • Mos blini ilaçe "magjike" nga interneti
  • Mos u besoni ofertave që duken të pamundura
  • Konsultohuni me mjekun tuaj për çdo medikament
Siguria ushqimore

Kujt t'i besosh?

Burime të rekomanduara për verifikimin e lajmit:

Rregulli i artë!

Nëse një lajm nuk gjendet tek këto media të rekomanduara, ka gjasa të jetë i rremë!

Udhëzues Praktik

Para se të besosh një lajm, shkarko dhe lexo:

Si të dalloni një mashtrim?

PDF - Shkarko falas

Shkarko